BLIC.TV

“Qeveria Kurti dhe Qeveria Hoti i vodhën qytetarët tek testet për koronavirus”

09/07/2020 20:11
nga:A. R.

Expose, prodhim i GazetaBlic, ka realizuar dokumentarin “Plaçkitja me testet për Covid-19”, ku janë dhënë detaje mbi monopolin që Ministria e Shëndetësisë, iu ka dhënë laboratorit të vajzës së Blerim Devollit.

Në këtë dokumentar janë sjellur detaje mbi çmimet e larta për kryerjen e një testi për koronavirus.

Aty kanë folur akterë të ndryshëm të politikës, shëndetësisë e gazetarisë.

Kanë dhënë kritika për Ministrinë e Shëndetësisë, për siç thonë ata monopolizimin e testimeve për koronavirus.

Bekim Haxhiu nga PDK, ka kritikuar ish-qeverinë Kurti dhe qeverinë aktuale, të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Ai ka thënë se të dy këto qeveri kishin për qëllim zhvatjen e qytetarëve për përfitime të tyre personale.

Haxhiu ka akuzuar këto dy qeveri, se kanë qenë të lidhura ngushtë me biznesmenë të ndryshëm kosovarë, me qëllim siç thotë ai: përfitimin e tyre personal.

https://www.facebook.com/gazetablic/videos/1228728154163254/