Lajme

Qeveria i përgjigjet Lutfi Hazirit, pas deklaratës që ka tensione mes Kosovës dhe NATO-s

12/19/2018 21:03
nga:A. R.

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, ka thënë që Kosova dhe NATO nuk kanë raporte të tensionuara, përcjellë Gazeta Blic.

Ramadani në profilin e tij në Facebook ka shkruar se bashkëpunimi po vazhdon njëjtë dhe për çdo herë dhe që komunikimi është i rregullt dhe pa asnjë mangësi.

Ky reagim i Ramadanit, vjen pas deklaratë së Lutfi Hazirit lidhur me raportet Kosovë-NATO, pas themelimit të Ushtrisë së Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Kosova dhe NATO nuk kanë raporte të tensionuara. Fare. 
Bashkëpunimi po vazhdon njëjtë dhe për çdo ditë. Komunikimi është i rregullt dhe pa asnjë mangësi. 
Po flas për diçka që e bëjmë secilën ditë. Pa asnjëlloj tensionimi. Përkundrazi, ne po diskutojmë për modelet e thellimit të partneritetit.

I pakuptimtë insistimi i Lutfi Hazirit për “tensionimi e raporteve me NATO-n”.

 

01/24/2020 20:08

Diplomati “Supermen”: Richard Grenell, në pak ditë, arrin dy marrëveshje Kosovë-Serbi