Lajme

‘Qeveria e Serbisë po përpiqet të bëjë një ndarje faktike të Kosovës’

11/27/2018 15:28
nga:A. R.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Faton Topalli ka thënë për Gazeta Blic, se Qeveria e Serbisë përmes presionit që po ushtron mbi komunat serbe po tenton ta bëjë një ndarje faktike të Kosovës.

“Unë ngriti hipotezën që Qeveria e Serbisë edhe përmes aktit të presionit që ushtron mbi  komunave serbe po përpiqet të bëjë një ndarje faktike të Kosovës para fillimit të bisedimeve”, tha Topalli për Gazeta Blic.

Deputeti Topalli, sqaroi se taksa 100 për qind e venë nga Qeveria shkon edhe në të mirën e prodhuesve serb në Kosovë, dhe që problemi është tek kryetarët e komunave serbe të cilët po i ndjekin interesat e Serbisë dhe jo të Kosovës.

“Në fakt taksa prej 100 për qind shkon edhe në të mirën e prodhuesve serb në Kosovë prandaj edhe reagimi i tillë nuk është logjik. Problemi qëndron në atë që kryetarët e komunave serbe po i ndjekin interes e Serbisë edhe jo të qytetarëve të Kosovës”, thekson ai.

Topalli thotë se Qeveria e Kosovës duhet të mbetet konsekuente deri në përfundimin e bisedimeve me Serbinë.

“Mendoj që Qeveria e Kosovës duhet të mbetet konsekuente në qëndrimin e saj deri në përfundimin e bisedimeve. Ne jemi treguar tepër konstruktiv në marrëdhëniet me Serbinë, derisa Qeveria serbe ka bërë të kundërtën. Nëse dy palët nuk synojnë të njëjtën gjë, pra normalizimin e marrëdhënieve, bashkëpunimi dhe zgjidhja e problemeve do të jetë e vështirë”, ka përfunduar Topalli deklaratën e dhënë për Gazeta Blic.

 

Në fotografi: Faton Topalli

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme katër kryetarët e komunave veriore me shumicës serbe kanë mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme që është shoqëruar me dorëheqjen e katër kryetarëve.

Përveç dorëheqjeve, asamblistët e katër komunave të cilët ishin të pranishëm në këtë mbledhje kanë nënshkruar një rezolutë sipas të cilës kërkohet ndërprerja e të gjitha kontakteve me Prishtinën zyrtare./Gazeta Blic./

12/02/2019 22:37

Kosova ka pasur gjashtë qeveri të ndryshme, kjo është historia e koalicioneve