Lajme

Qeveria e Kosovës vendos gjendje të emergjencës së shëndetit publik

03/15/2020 20:44
nga:Gazeta Blic

Ekzekutivi i vendit e ka miratuar kërkesën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për të vendosur gjendjen emergjente të shëndetit publik.


Pasi janë konfirmuar edhe 4 raste të reja me coronavirus, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka kërkuar kryeministrit, Albim Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik.

“Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, porsa kërkova nga kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik”, ka njoftuar ministri Vitia.

Deri më tani nëntë raste të konfirmuara me koronavirus në Kosovë.

Rrëfehet pacienti me Coronavirus: Kështu e kuptuam unë, babai e bashkëshortja që u infektuam