Deputeti i VV’së, Halil Thaçi ka komentuar deklaratën e fundit të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri i cili sot përmes një postimi në rrjetet sociale tha se, ka filluar numërimi prapa i Qeverisë Kurti, që sipas tij, kanë pësuar fiasko në çdo aspekt.
E, sipas Thaçit të VV’së, prapa këtyre deklaratave të Hazirit, qëndron PDK-ja.
“E kam përshtypjen që sa herë del Lutfi Haziri me deklarata si këto, është i shtyrë nga PDK-ja (si mik i tyre që është), për të vazhduar LDK të qëndroj subjekti i tretë në vend”, tha Thaçi për GazetaBlic.
“Ndoshta kësaj radhe edhe Lutës personalisht i konvenon që LDK-ja të pësoi fiaskon e radhës, që të vijë në shprehje si kryetar”, tha Thaçi tutje.
Berisha: Qeveria aktuale ka dështuar në sistemin e drejtësisë