Sporti

Qesharake, zhduket futbollisti i Bylis, nuk përgjigjet as në telefon

06/03/2020 17:06
nga:Lorik J

Nuk kanë fund çudirat në futbollin shqiptar.

Bylis ka zbritur në fushën e lojës për të luajtur ndaj Tiranës, por një prej futbollistëve të saj është zhdukur.

Bëhet fjalë për Guindo, i cili në ditët e fundit është larguar, teksa tashmë nuk përgjigjet as në telefon. Futbollisti pretendon se kontrata e tij ka përfunduar më 31 maj, ndërkohë që presidenti Kapllanaj është shprehur se ai është ende nën kontratë.

/KJ