Sporti

Qesharake: Gjyqtari mbyll pjesën e parë, por i kthen lojtarët në fushë pasi në konsultim me VAR akordon penallti

04/16/2018 21:53
nga:Lorik J

Një gjë e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen Mainz – Freiburg.

Ekipet pas 45 minutave lojë shkuan në dhomat e zhveshjes për të pushuar, mirëpo pushimi i tyre nuk zgjati 15 minuta.

Me t’u futur brenda lojtarët, gjyqtari kryesor i takimit i thirri ata që të ktheheshin përsëri në fushë, prë shkak të një penalltie.

Futbollisti i Mainz goditi penalltinë, me ç’rast edhe shënoi gol.

Pas këtij goli, skuadrat u kthyen sërish në dhomat e zhveshjes për të vazhduar pushimin.

E vendimi i gjyqtarit kryesor po bën xhiron e botës.

12/13/2018 23:29

Këto janë 24 skuadrat e kualifikuara tutje në Europa Ligë