Lajme

Qerim Kelmendi, Xhavit Halitit: Mos i beso këtij psikopati!

01/11/2018 23:51
nga:Gazeta Blic

Qerim Kelmendi i cili sonte u përmend si organizatori kryesor i grupit të vrasjes politike pasluftës në Kosovë nga dëshmitari i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti ka reaguar lidhur me dyshimet për antenat ndaj Xhavit Halitit.

Mehmet, i cili sonte foli në KlanKosova, tha se ka ekzistuar pikërisht nga Qerim Kelmendi dhe Ibrahim Kelmendi plani për vrasjen e Xhavit Halitit.

“Z. Xhavit Haliti, mos i beso ketij psikopati, qe eshte pergatitur ne detaje nga spiujt e Serbise.

Nese i beson, ose nese i paske besuar, dhe per ate deklaroheshe, se dikush duhet me i kru vesht, sinqerisht po ta them, nese vertet beson ne kete Telenovel te pergatitur nga UDB-a, ne imtsina dhe detaje, mua nuk me mbetet gje tjeter, pos te kruaj veshin…!”, ka shkruar Qerim Kelmendi.