Lajme

Qentë endacak “shqyejnë” studentin në Prishtinë

01/29/2020 21:30
nga:N.K

Qentë endacak janë kthyer në shqetësim serioz për banorët e Komunës së Prishtinës.

Gjatë orëve të mbrëmjes, disa qenë kanë sulmuar një student në oborrin e Bibliotekës Kombëtare në kryeqytet.

Ai ka pësuar disa lëndime të lehta trupore dhe fatmirësisht ka arritur të ik me shpejtësi nga ta.

Studenti në fjalë ka dërguar disa fotografi të lëndimeve që ka pësuar derisa po largohej me vrap.

08/13/2020 15:42

Qentë mund ta nuhasin COVID-19?!