Lajme

Qëndron Kastrati flet për ankesën e LDK-së në Kushtetuese

05/02/2018 15:51
nga:A. R.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka folur rreth ankesës që Lidhja Demokratike e Kosovës në Kamenicë, i ka bërë atij në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

LDK ka dorëzuar në Kushtetuese ankesën që, sipas tyre, Kastrati ka kandiduar dhe është zgjedhur kundërligjshëm, kryetar i Kamenicës, pasi, siç thonë ata, ai nuk ka qenë banor i Kamenicës asnjëherë, e për t’u zgjedhur kryetar duhet të jetë minimalisht 3 vjet banorë i komunës që kandidon.

Mirëpo, Kastrati  nuk po e merr seriozisht këtë çështje.

Madje kur është kontaktuar nga Gazeta Blic, Kastrati ka thënë se nuk e ka parë lajmin,  meqenëse ka qenë duke punuar për qytetarët, të cilët edhe e kanë zgjedhur në këtë post.

Megjithatë, Kastrati, ka thënë se ky është vendim që do ta marrë gjyqësori dhe se nuk e ka në plan të merret me këtë çështje.

“Kjo është çështje e gjyqësorit dhe nuk e kam ndërmend me dhanë interpretim për këtë çështje” i ka thënë Kastrati Gazetës Blic.

Mirëpo, ai ka shtuar se ankesat e kandidiatit që ka humbur zgjedhjet në këtë komunë, kanë qenë të vazhdueshme, por se kanë rezultuar pa sukses.

“Sa për informatë kundërkandidati ka ndjek shkallë të tjera, ka rezultuar e pa suksesshme ankesa e tij, tash e ka shfrytëzuar instancën e fundit që është Gjykata Kushtetuese, kështu që presim verditiktin e kësaj Gjykate” është shprehur i pari i Kamenicës.

Ai nuk ka dashur të tregoj se kur është regjistruar si banor i Kamenicës por ka thënë se për çdo gjë do ta mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Shaip Surdulli, ka deklaruar që Qëndron Kastrati është regjistruar si banor i Komunës së Kamenicës vetëm më 21 gusht të vitit të kaluar.

“Kemi paraqitur një ankesë në Gjykatën Kushtetuese, pasi që PZAP-ja kur e ka shqyrtuar ankesën tonë në fund pasi që janë shpallur krejt rezultatet ka thënë që është jo në kohën e duhur.  Atëherë nuk ka lënë drejtë ankese në Gjykatën Supreme kështu që neve e vetmja mundësi që na ka mbetur me u anku ishte në Gjykatën Kushtetuese, për shkak se vërtet ai me 21 gusht të vitit të kaluar për herë të parë është regjistruar si banor i komunës së Kamenicës”, deklaroi Surdulli.

Qëndron Kastrati ka mundur në balotazh Surdullin. Kastrati ka marrë 8,727 vota, ose 55,69%. Ndërsa, kandidati i LDK-së, Sahip Surdulli, ka fituar 6,943 vota, ose 44,31%.

Kastrati është i vetmi kryetar që ka emëruar më shumë gra sesa burra në drejtoritë komunale në komunën që ai udhëheq.

Ai gjithashtu ka emëruar nënkryetar një pjesëtarë të komunitetit serb Bojan Stamenkoviç duke dhënë edhe një shembull të punës multetnike në institucionet shtetërore./GazetaBlic/

06/17/2019 10:57

E rëndë: Ky është 23 vjeçari nga Kamenica, që vdiq sot në aksidentin e rëndë