Sporti

Barcelona ia ofron dy lojtarë Napolit, merr përgjigje negative nga De Laurentiis

05/05/2020 09:37
nga:M K

Shkaku i koronavirusit, skuadrat pritet të pësojnë rënie ekonomike në të ardhurat e tyre, andaj edhe po mendojnë për variante të ndryshme sesi ta përballojnë këtë gjendje.

Barcelona synon që të largojë disa futbollistë që kanë paga të larta e që nuk po arrijnë të shfaqin cilësitë e tyre, përcjell GazetaBlic.

Dy nga këta lojtarë janë edhe Samuel Umtiti e Junior Firpo. Konkurrenca e fortë dhe minutat e pakëta nga trajneri, po detyrojnë kryesuesit e Barças që t’i largojnë futbollistët në fjalë.

Ofertën e parë tashmë e kanë bërë drejt Napolit. Barcelona e ka pyetur skuadrën napoletane nëse i dëshiron Umtitin e Firpon, por që ka marrë përgjigje negative.

Sipas mediave në Itali, kjo për shkak të pagave të larta të të dy futbollistëve, 8 milionë të Umtitit dhe 5 sosh të Firpos, që duket të jetë e papërballueshme për “Il Partenopei”.

/GazetaBlic/

08/01/2020 17:50

Gushti i pazakontë, muaji i “çmendur” i futbollit