Saim Krasniqi, ka rrëfyer një histori të rëndë nga periudha e luftës së fundit në Kosovë, kur forcat serbe ia vranë familjen Qamil Muçollit nga fshati Poklek i Drenasit.
Qamil Muçollit forcat serbe ia vranë dy vajza, gruan, prindërit, katër motra dhe bashkëshorten e vëllaut me tre djemtë dhe një vajzë.
Rrëfimi i plotë:
Ishte vetëm 6 muaj, kur forcat serbe i vranë vajzen Lirien. S’bashku me vajzen, forcat serbe i vranë, vajzen tjetër, bashkëshorten, prindërit, katër motra dhe bashkëshorten e vëllaut me tre djemtë dhe një vajzë.
Është Qamil Muqolli, nga fshati Poklek i Drenicës.
Qamili, për 21 vite ishte punonjës i aeroportit “Adem Jashari”. I zellshëm, i përpikët dhe i përkushtuar që nga dita e parë e punës.
E veçanta e tij ishte që për 21 vite të punës së tij në aeroport, asnjëherë nuk kishte munguar, përfshi arsyet shëndetësore.
Pas 21 vitesh e larguan nga puna, e larguan për një arsye të thjeshtë, për shkak që u dha mbështetje kërkesave të drejta të punonjësve të aeroportit, përkatësisht sindikatës.
E larguan ata që më s’paku e kanë vendin aty, ata që këtij vendi i kanë marrur e s’i kanë dhënë asgjë. E larguan mbetjet e regjimit serbo-sllav, servilët e shfrytëzuesve të aeroportit, servilët e turqve. E për t’i vënë kapakun të keqes, disa nga ata që e larguan, janë nga i njejti rajon me Qamilin, e që i bie të jenë të njoftuar edhe për tragjedinë që e ka përjetuar Qamili.
Qamilin nuk e thyen në ‘99, kur i shkaktuan tragjedi, nuk do ta thyeni as tani.
Turpi iu mbuloft!


