Lajme

PZAP vendos sot rreth ankesave të LDK-së për Istog

11/27/2017 13:08
nga:Gazeta Blic

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa sot do të marrë vendim për ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që supozon se ka pasur manipulime në votat përmes postës në Istog.

Mulë Desku nga PZAP-ja tha Express se sot do të merret vendimi për ankesat e dërguara nga LDK’ja, pas numërimit të votave me kusht dhe votave përmes postës.

Partia e Isa Mustafës, kandidati i së cilës doli fitues pas numërimit të votave nga balotazhi i 19 nëntorit, nuk po e pranon rezultatin që doli me numërimin e votave përmes postës, që pothuajse të gjitha i shkuan Gani Dreshajt të AAK’së.

Votat përmes postës përmbysen rezultatin në Istog, duke dalë fitues Dreshaj.

Sipas LDK’së, votat përmes postës në Istog duhet anuluar, pasi ka pasur manipulime. Për këtë, LDK edhe u ankua në PZAP.

12/10/2017 15:30

Nesër nis fushata zgjedhore në Istog