Lajme

PZAP-i refuzon ankesat e LDK-së dhe PDK-së

12/04/2017 14:30
nga:M H

 

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka shqyrtuar dhe vendosur të gjitha apelet e paraqitura kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve komunale të 22 tetorit dhe për Raundin e Dytë për kryetar të Komunave të mbajtura më 19 nëntor.

PZAP-it lidhur me apelet e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur si në vijim:

a) Apeli për komunën e Prishtinës një pjesë e apelit është hedhur si e palejueshme dhe një pjese e apelit është refuzuar si i pa bazuar,

b) Apeli për komunën e Dragashit është refuzuar si i pa bazuar,

c) Apeli për komunën e Kamenicës është hedhur si i pasafatshëm .

PZAP-it lidhur me apelet e paraqitura nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vendosur si në vijim:

a) Apeli për komunën e Prizrenit është hedhur si i palejuar,

b) Apeli për komunën e Rahovecit një pjesë e apelit është hedhur si e palejueshme dhe një pjesë e apelit është refuzuar si i pa bazuar,

d) Apeli për komunën e Klinës është hedhur si i palejuar.

Apeli i paraqitur nga kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Shtimes është hedhur si i palejuar.

Kundër këtyre vendimeve është e lejuar ankesa brenda njëzetekatër (24) orëve nga momenti i pranimit të vendimit nga pala ne Gjykatën Supreme të Kosovës. Gjykata Supreme duhet te vendos lidhur me ankesat brenda 72 orëve.

12/10/2017 16:20

Ja cila deputete e LDK-së e votoi buxhetin