Lajme

Pyetja për takimin me Vuçiqin që e bëri Thaçin të kthehet përsëri tek gazetarët

11/08/2018 21:17
nga:Gazeta Blic

Presidenti i vendit Hashim Thaçi në Bruksel e ka konsideruar si të mbyllur paraqitjen e tij para medieve për një çast.

Por një pyetje e bërë nga gazetarët për një takim të mundshëm mes tij dhe Vuçiqit në Parisë e kanë bërë atë të kthehet përsëri.

“Nuk është planifikuar diçka e tillë dhe ne do të jemi si dy presidentë të shteteve sovrane. Por takimi i veçantë mes Kosovës dhe Serbisë nuk është planifikuar”, ka deklaruar Thaçi.

Në anën tjetër përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, priti në takim në kuadër të dialogut Kosove-Serbi, Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Në një deklaratë zyrtarë Bashkimi Evropiane ka bërë të ditur se pret nga Serbia dhe Kosova që me shpejtësi të tregojnë angazhimin e tyre për dialogun, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë midis normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis tyre dhe perspektivave konkrete për aspiratat e tyre në BE.

Mogherini ka thekuar nevojën që Serbia dhe Kosova të krijojnë një ambient të favorshëm për dialogim dhe të përmbahen nga deklaratat, veprimet dhe masat qe janë në kundërshtim me normalizimin e marrëdhënieve.

Treshja ka diskutuar hapat e nevojshëm për të shkuar para dhe kanë vendosur që të qëndrojnë në kontakt përgjatë ditëve në vijim që të vlerësojnë vazhdimësinë e takimit të sotëm./Gazeta Blic/