Lajme

Pyetja e famshme e kryeministrit Haradinaj (Ku po ju dhemb) merr një përgjigje interesante nga deputeti i LDK-së!

03/13/2018 12:51
nga:M H

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’  ka shkruar për kryeministrin aktual të Kosovës, Ramush Haradinajn, transmeton Gazeta Blic.

Avdyli ka shkruar rreth asaj që fjalia më e përdorur e kryeministrit është ajo ku thotë (Ku po ju dhemb), ndërsa sipas Avdylit, shteti i Kosovës po lëngon dhimbje nga vendimet e tij.

Dhe vetëm largimi i kryeministrit do t’i ndalte këto dhimbje.

Për më shumë, shkrimi i plotë: 

Meqenëse fjalia më e përdorur e R.H është-Ku po ju dhemb, unë i them që është Kosova që po lëngon nga dhimbjet e vendimeve të tij. Prandaj largimi i tij nga kreu i qeverisjes ndal shumë dhimbje . Ndalen dhimbjet e arsimtarëve, prokurorëve, mjekëve, ushtarëve, sherbyesve civil e publik. Ndalen edhe dhimbjet e miqëve ndërkombetar, por edhe bugjeti shtetit shpeton nga shpenzimet per trajtimin e dhimbjeve të shkaktuara nga RH.

Në fotografi: Haxhi Avdyli

09/20/2018 10:38

Kryeministri Haradinaj në Shqipëri: Ne po i vjedhim shtetet tona