Lajme

Putin uron rusët: Një ndryshim për më mirë më 2018

12/31/2017 20:50
nga:Gazeta Blic

Presidenti rus, Vladimir Putin, uroi sot bashkatdhetarët një “ndryshim për më mirë” në vitin 2018 në urimet tradicionale të Vitit të Ri, duke falenderuar rusët që besojnë tek vetvetja dhe vendi i tyre.

“Që Viti i Ri të sjellë në jetën e çdo individi dhe çdo familje ndryshimin për më mirë”, deklaroi Putini në urimet e tij, që zakonisht transmetohet në mesnatë por që është transmetuar në Lindjen e Largët të vendit.

“Dua të falenderoj të gjithë ata që besojnë tek vetvetja dhe vendi i tyre, për punën e tyre dhe rezultatet e saj”, shtoi presidenti rus, përcjell Atsh.

Ai i uroi rusët gjithashtu që të lindin fëmijë në 2018-ën dhe u fokusua në aspektin familjar të festës, ndërkohë që vendi është duke u përballur me një situatë demografike në rënie.

10/25/2019 19:46

Aleksander Vuçiq e falënderon Rusinë: Sikur të kishim S-400 askush s’do të guxonte të fluturonte mbi Serbi