Lajme

“Putin nuk do të tërhiqet, në Ukrainë do të shohim betejat më të përgjakshme”

03/01/2022 21:23
nga:Gazeta Blic

Profesori universitar, Blerim Latifi, thotë se ditëve në vijim mund të shohim një luftë të madhe në Ukrainë.

Ai thotë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk tërhiqet dhe nëse kështu vepron edhe Perëndimi, lufta mund të zgjas me vite.

“Putini është në maje të asaj piramide të atyre njerëzve të cilët kanë mendësi të vjetër, njerëz të cilët përpiqen me rikthyer gjeopolitikën e Luftës së Ftohtë”, thotë Latifi në Pressing.

“Qëllimi i Putinit është sikurse i Millosheviqit. Putin po do me i rikthyer kufijtë e dikurshëm të Bashkimit Sovjetik, mbase jo brenda një shteti por brenda një zone të influencës”, shtoi Latifi.

“Gjithë ai përqendrim i forcave të cilën ne jemi duke e parë është me të vërtetë shumë e vështirë që Kievi të mbrohet sepse bombardimet masive. Mbase Kievi do të pushtohet përkohësisht, mirëpo llogaris që nëse Perëndimi nuk tërhiqet dhe vazhdon me mbështetë në të gjitha format e mundshme, ne do të jemi dëshmitarë të një lufte të madhe e cila mbase do të zgjas me muaj, për të mos thënë me vite”, theksoi ai.

“Putin nuk do të tërhiqet dhe unë besoj se në ditët në vazhdim ne do t’i shohim, mbase betejat më të përgjakshme dhe krimet më të mëdha që do të ndodhin në këtë luftë”, theksoi Latifi.