Sporti

Putin e dekoron me medalje presidentit e FIFA-s

05/23/2019 23:51
nga:Ideal

Vladimir Putin i ka dhënë një medalje presidentit të FIFA-s Gianni Infantino pas lëvdatave të tij për Rusinë si mikpritëse e Kupës së Botës.

Presidenti rus i ka dhënë Infantino-s medaljen e Miqësisë në Kremlin të enjten dhe e ka falënderuar për punën e bërë.

Infantino është përgjigjur duke deklaruar se edicioni i vitit 2018 i Kupës së Botës ishte më i miri.

Përfaqësuesja ruse mposhti Spanjën duke shkuar deri në çerekfinalen e kompeticionit vitin e kaluar.

“I dashur president Putin, të dashur miq. Është një nder i madh dhe emocion për mua që jam këtu me ju dhe që marr këtë çmim kaq prestigjioz,” ka thënë Infantino.

“Faleminderit, i dashur president, dhe faleminderit të gjithë popullit rus. Duhet të uroni veten tuaj gjithashtu pasi keni zhvilluar Kupën e Botës më të mirë vitin e kaluar.”