Sporti

“Pushtohet” Prishtina, 95 përqind e anglezëve rezervojnë hotelet në kryeqytet

11/12/2019 15:38
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës do ta mirëpres gjigantin evropian, Anglinë me 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të ndeshjes së fundit kualifikuese për “EURO 2020”.

Kjo ndeshje do të jetë historike për vendin tonë, sepse në Prishtinë do të zbarkojnë yjet më të mëdhenj të futbollit në Evropë.

Interesimi për këtë përballje është jashtëzakonisht i madh nga të gjithë kosovarët, por edhe nga anglezët.

5 mijë deri në 7 mijë tifozë anglezë do të zbarkojnë në Prishtinë, por vetëm rreth 1 mijë prej tyre do ta kenë mundësin të futen në stadium, të tjerët takimin do ta përcjellin nga sheshet e kryeqytetit të Kosovës.

Aq shumë anglez do të vinë në Prishtinë sa që thuajse të gjitha hotelet në Prishtinë janë të rezervuara.

Këtë gjë e ka konfirmuar zyrtari i Komunës së Prishtinë, Ardian Berisha në konferencën e “Dardanëve”, mbajtur këtë të martë në Prishtinë.

“95% të dhomave në hotelet e Prishtinës janë të rezervuara d.m.th. një shifër e jashtëzakonshme. Kjo ndodhë vetëm në evenimente shumë të rëndësishme në komunën tonë”, tha Berisha.

12/21/2019 18:46

Ndërron jetë legjenda angleze, shënoi njërin nga golat e fitores në finalen e madhe të botërorit 1966