Lajme

Pushteti lë pa punë edhe një familjar të heroit Ilaz Kodra

07/15/2022 13:24
nga:N M

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkarkuar nga detyra Fadil Kodrën, ushtruesin e detyrës së drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME).

Lajmin për shkarkimin nga detyra të Kodrës e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), në një përgjigje me shkrim për Paparacin të premten.

Vendimin për shkarkimin e udhëheqësit të AME-së e ka nxjerrë ministri Sveçla të enjten, ka bërë të ditur Zyra për Media e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Ju njoftojmë se Ministri Sveçla e ka shkarkuar dje nga detyra z. Kodra. Për korrektësi, z. Kodra ka qenë në funksionin e tij me vendim si Ushtrues Detyre i Drejtorit dhe jo Drejtor i Përgjithshëm i AME-së”, ka thënë një zëdhënëse e MPB-së.

Policia parandalon kontrabandën në afërsi të liqenit të Ujmanit