Lajme

Punonjësit fatlumë: Marrin 10 milionë dollarë shpërblim për festat e fundivitit nga pronari

12/10/2019 22:34
nga:Y I

Pronari i një firme për pasuritë e paluajtshme me qendër në Baltimore, Eduard St. John, ka vendosur të surprizojë punonjësit e tij në mënyrën më të mirë të mundshme.

Duke qenë se festat e fundivitit po afrojnë, ai ju dha shpërblime punëtorëve që kapin vlerën 10 milionë dollarë. Të 198 punonjësit e tij u habitën nga ky gjest mjaft bujar. Eduard St. John ju dorëzoi nga një zarf të kuq në dorë të gjithëve gjatë festës së mbajtur.

Punonjësit i hapën zarfet në të njëjtin moment dhe kishte nga ata që brenda tij gjetën një çek që arrinte deri në 270 mijë dollarë si shpërblim. Bonuset mes punonjësve u shpërndanë në bazë të vjetërsisë në punë. Pronari u shpreh mirënjohës për punën e bërë nga punonjësit e tij.

“Për të festuar arritjen e qëllimit tonë, ne donim t’i shpërblenim punonjësit tanë në një mënyrë të veçantë që do të ndikonte në jetën e tyre. U jam mirënjohës secilit prej punonjësve tanë, për punën dhe përkushtimin e tyre të palodhur. Nuk mund të mendoja një mënyrë më të mirë për ta treguar atë”, u shpreh pronari i kompanisë Eduard St. John.