Lajme

Punëtori rrëzohet në Prishtinë, nga gjashtë metra lartësi

07/27/2018 09:46
nga:A. R.

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinës një mashkull, gjersa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, është rrëzuar nga një lartësi rreth 6 metra.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit, është intervistuar pronari i firmës dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Raste të tilla, kur punëtorët pësojnë lëndime, nuk janë të rralla.

 

 

 

09/28/2020 22:47

Shoferët bllokojnë me vetura shtegun e bicikletave në Prishtinë