Lajme

Punëtori për mbrojtjen e përkohshme të trashëgimisë kulturore

04/25/2019 09:44
nga:A. R.

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore sot do të mbajë punëtorinë “Mbrojtja e përkohshme si masë paraprake në procesin e ruajtjes së trashëgimisë kulturore”.

Përfaqësues të institucioneve të trashëgimisë kulturore të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të diskutojnë mbi praktikat e procesit të mbrojtjes së përkohshme të trashëgimisë kulturore.

Punëtoria do të ndihmojë në shkëmbimin e informacioneve dhe përvojave nga këto shtete.

Po ashtu do të shihen mundësitë për bashkëpunim dhe zgjidhje të përbashkëta të problemeve që mund të kemi në fushën e trashëgimisë kulturore.