Lajme

Punëtorët dhe aktivistët në botë shënojnë 1 Majin me protesta

05/01/2018 15:12
nga:Gazeta Blic

Punëtorët dhe aktivistët në botë shënuan Një Majin me protesta, duke kërkuar nga qeveritë e tyre t’i adresojnë çështjet e punëtorëve.

Dita Ndërkombëtare e Punës është festë publike në shumë vende.

Mijëra njerëz protestuan në rrugët e Athinës, duke kërkuar vende të reja pune dhe më shumë të drejta për punëtorët.

Sistemi i metrosë dhe autobusët në kryeqytetin grek operuan në orare të reduktuara.

Në më shumë se 70 qytete të Spanjës u protesta po ashtu, me kërkesat për barazi gjinore dhe rroga e pensione më të larta.

Në Turqi, policia arrestoi dhjetëra protestues që bënë përpjekje të marshojnë drejt Sheshit Taksim të Stambollit.

Autoritetet turke i ndaluan protestat në këtë shesh, duke u thirrur në shqetësime për sigurinë.

Protesta ka pasur edhe në Rusi, Ukrainë, Kore të Jugut, Indonezi dhe vende të tjera.

10/03/2019 23:35

Tri tregimet e një qyteti