Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një konferencë për media ka thënë se Lëvizja vetëvendosje ka ‘kapur’ të gjitha institucionet e vendit duke punësuar familjarë, militantë dhe nipa e mbesa të tyre, raporton Gazeta Blic
Sibel Halimi zëdhënës e LDK ka thënë se LDK-ja që nga fillimi i qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje e ka ngritur zërin për punësimet partiake e familjare në ët gjitha institucionet e Kosovës.
“Ka punësime në bordet e KEK, PTK, Ujësjellësit, inspektorateve, rregullatorëve e të tjera borde e kompani”, ka thënë Halimi ndër të tjera
Ajo është ndalur me theks të veçantë te punësimi i 128 njerëzve të VV në konkursin e fundit në KEK.
“Kjo është afera pronto e VV-së. LDk kërkon që komisionin vlerësuar në KEK e ku pikërisht aty janë punësuar familjarë të tyre, të shkarkohet e suspendohet dhe që prokuroria të nis urgjentisht hetimet për këto punësime të familjarëve, militantëve mbesa e dajave të partisë në pushtet”, ka thënë Sibel Halimi ndër të tjera.