Showtime

Publikoi video të momentit më të sikletshëm, tani modeli spanjoll ka disa fjalë për Encën (Foto/Video)

04/17/2018 10:07
nga:L I

Në disa intervista Enca është shprehur se skenat e nxehta të klipit “Dua” kanë qenë shumë të vështira për të që t’i realizoj, shkruan GazetaBlic.

Që nga lansimi i projektit “Dua”, ajo shpesh po publikon video gjatë xhirimeve.

Dje, ajo publikoi dhe një video ku shfaqes pranë modelit spanjoll, Pierluigi, pjesë kjo para se ata të xhironin skenën e puthjes, të cilën ajo e quajti një moment të çuditshëm. Por, krahas kësaj ajo nuk kurseu fjalët e mira për modelin spanjoll, duke thënë se ishte mashkulli më njerëzor që e kishte takuar ndonjëherë.

Mirëpo, me të publikuar videon nuk ka munguar dhe komenti i Pierluigit i cili është shprehur se është ai që duhet ta falenderojë atë që ka qenë një artiste aq e mirë në set e dhe më shumë e vërtetë dhe çmuar jashtë tij.

“Talenti yt është i madh, por zemra jote është më e madhe”, ka shkruar modeli spanjoll.

Duke vazhduar më tej komentet ku Enca është shprehur se është e lumtur që ekzistojnë njerëz si ai./GazetaBlic

04/24/2018 22:55

Publikoi pamje provokuese në det, fansat e quajnë Encën balena blu