Lajme

Publikoi hartën, dy deputetët e LDK-së e bëjnë për “pesë pare” Ramën

11/19/2019 15:45
nga:B. D

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj dhe Arben Gashi përmes njoftimeve në Facebook kanë reaguar kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, shkruan GazetaBlic.

Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhej me publikimin e një harte nga Rama, ku aty shihet Kosova si pjesë e Serbisë.

Zemaj ka thënë se Rama po mendon ide të këqija, duke ia kujtuar edhe njëherë se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur.

“Mirëmëngjesi JO, po natën e mirë TY dhe gjithë atyre që mendojnë për idet e mbrapështa..

“Kosova shtet sovran dhe e pavarur✌️✌️”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Të njëjtën reagim ka pasur edhe deputeti tjetër, Arben Gashi, ku Ramës i referohet si “i pa dashtun kryeministër” duke e pyetur se ku është Kosova në këtë hartë.

“I pa dashtun kryeminister, ku eshte Kosova??”, shkruan Gashi.

Këto reagime erdhën pasi Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një hartë në të cilën Republika e Kosovës figuron brenda territorit të Serbisë.

Duke iu uruar mirëmëngjesi ndjekësve të tij në Facebook me një fytyrë të zgërdhirë, Rama ka treguar hartën e “investimeve për sigurimin e furnizimit me 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug” të Shqipërisë në kuadër të një videoje që e ka shpërndarë disa orë më parë.

02/02/2020 15:03

Arben Gashi zgjedhet kryetar i grupit parlamentar të LDK-së