Lajme

Publikohet video e rrahjes së drejtorit të PTK, Agron Mustafa (VIDEO)

01/10/2018 17:07
nga:D.I

Drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa i cili një javë më parë ishte viktimë e rrahjes nga ana e dy policëve të Policisë së Kosovës në qendër të kryeqytetit, para pak çastesh Mustafa ka publikuar video ku shihet duke u rrahur nga dyshja, raporton Gazeta Blic.

Mustafa kishte thënë se me personat që e kishin sulmuar, nuk ka pasur asnjë problem dhe nuk e din se cila ka qenë arsye e sulmit ndaj tij.

Drejtori i PTK-së beson se Inspektorati Policor i Kosovës në krye me drejtorin Hilmi Mehmetin po e mbrojnë me çdo kusht Drejtorin e Krimeve Ekonomike, Nazim Sahitin, duke mos e suspenduar nga pozita e tij, deri në përfundim të hetimeve.

Ai madje beson se ky i fundit e ka fuqinë të ndërhyjë në fshehjen e fakteve dhe devijimin e rastit të tij të ndodhur të shtunën e fundit të 2017-ës kur polici Avni Berisha tash i suspenduar dhe Nazim Sahiti, e sulmuan atë në afërsi të një kafeneje në vendin e njohur si “kafet e vogla” në Prishtinë.

Para pak ditësh, Mustafa shqetësimet e tij ia ka përcjell përmes një letre edhe Ministrit të brendshëm Flamur Sefajt, por që ende nuk ka marr ndonjë përgjigje nga ana e tij.

/GazetaBlic

Shikojeni momentin e rrahjes së drejtorit të PTK-së, Agron Mustafa:

Statusi i plotë i Agron Mustafës: 

Ja si i “sulmova” policet!

Se pari u kerkoj falje prinderve, gruas, femijeve, motrave e vellezerve si dhe gjithe familjes per videon e postuar!

Pamjet e postuara jane vetem per 18+

Te nderuar:

Minister i Puneve te Brendshme,

Minister i Drejtesise,

Kryeprokuror i Shtetit,

Kryeshef i Inspektoratit Policor,

Drejtor i Pergjithshem i Policise,

Une nuk do te komentoj gje, por po e le ne vleresimin dhe komentimin tuaj e te publikut!!!

 

01/22/2018 20:50

Hani i Elezit, kuvendi vendos për varrezat (VIDEO)