Showtime

Publikohet video e Genta Ismajlit duke vallëzuar me të dashurin në një klub nate në Prishtinë

12/14/2019 15:53
nga:L I

Këngëtarja e njohur, Genta Ismaili, tashmë ka gjetur dashurinë dhe po jeton çaste të lumtura me të. Bukuroshja nga Kosova është në lidhje me biznesmenin turk, Hysein Usta.

Rtv21 ka siguruar një video ku Genta po kalon momente të lumtura pranë tij në një klub nate. E veshur në të kuqe këngëtarja po shkëlqen teksa vallëzon me Hysein Usta.

Edhe në rrjetet sociale ajo ka ndarë me ndjekësit e saj dhuratat që merr nga i dashuri. Së fundi ajo ka pranuar një buqetë më trëndafila të kuqe. E si shprehet dashuria më bukur se kaq…? Këtë përgjigje na dha pikërisht Usta, i cili nuk mjaftohet vetëm më buqeta lulesh, por me diçka ende më të veçantë. Para pak ditësh ura e Bosforit u ndriçua me fjalë dashurie si “Të dua Genta”.