Lajme

Publikohet raporti i World Justice – Shqipëria, më e korruptuara në Evropë

10/24/2024 16:29
nga:G B

Nëse flasim për sundimin e ligjit këtë vit, Shqipëria nuk është ndër vendet që mund të merret shembull.

Ajo renditet në vendin e 89-të, dhe në raport me vitet e kaluara, ka humbur pikë, çka tregon se një sërë faktorësh që lidhen me të drejtat e njeriut, korrupsionin dhe drejtësinë nuk janë në nivelet e dëshiruara për një vend demokratik, shkruan Top Channel.

Në raportin e World Justice Project, një organizatë ndërkombëtare e shoqërisë civile, Shqipëria ka mbledhur 48 pikë nga 100 gjithsej.

Në tetë faktorët që merren në analizë, problemi më i madh për Shqipërinë është korrupsioni, i cili vazhdon të dominojë përmes ryshfetit dhe shpërdorimit të fondeve publike. Nëse do të analizohej i veçuar, Shqipëria do të renditej në vendin e 107-të për shkak të këtij fenomeni.

Në renditjen rajonale, Shqipëria qëndron me Serbinë në fund të tabelës, ndërsa Mali i Zi e Kosova kanë bërë përparim të dukshëm.

Ndërkohë, sundimi i ligjit është dobësuar në shumicën e shteteve, për shkak të politikave autoritare që janë ndjekur këtë vit.