Kohëve të fundit, janë publikuar fotografi të rralla të ish-presidentit Hashim Thaçi, të kohëve të para, gjatë dhe pasluftës së fundit, raporton Gazeta Blic.
Një e tillë është publikuar këto ditë, ku shihet Thaçi së bashku me Xhevahir Gecin dhe Skender Rrecin.
Kjo fotografi besohet se është pas përfundimit të luftës në vend.
Ish-presidenti Thaçi, tani e më shumë se një vit, është duke qëndruar në burg, i akuzuar për krime lufte nga Gjykata Speciale.