Sporti

Publikohet lista e futbollistëve për ndeshjet me Çekinë dhe Anglinë

11/08/2019 13:16
nga:L I

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes sapo ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet, Çekinë dhe Anglinë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, shkruan GazetaBlic.

Ndeshja me Çekinë do të zhvillohet të enjten më 14 nëntor në Plzen, ndërsa ajo me Anglinë do jetë më 17 nëntor në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Trajneri i Kombëtares këtë të hënë do mbajë një konferencë shtypi në ora 11:00.