Sporti

Publikohet lista e futbollistëve dhe trajnerëve më të paguar në botë

02/07/2020 19:40
nga:M K

Milionat tashmë e kanë kapluar futbollin dhe është e vështirë t’u largohesh statistikave kur bëhet fjalë për të ardhurat stratosferike.

Gazeta e madhe franceze, L’Equipe ka publikuar një raport financiar tejet interesant, ku shihen të dhëna për pagat e lojtarëve dhe trajnerëve më të paguar në rruzull, shkruan GazetaBlic.

Ashtu siç edhe pritej, Messi gëzon epitetin e futbollistit që gëzon më së shumti të ardhura brenda muajit respektivisht vitit. Argjentinasi paguhet hiç më pak se 8.3 milionë euro në muaj, 3.8 sosh më shumë sesa Ronaldo që merr në Juventus.

Në listën e trajnerëve ndërkaq, më i paguari është Diego Simeone që fiton 3.6 milionë euro në muaj, duke lënë në vendin e dytë, Pep Guardiolan e Manchester Cityt me 1.94 milionë.

/GazetaBlic/

03/24/2020 10:16

Messi, futbollisti më i paguar në botë