Sporti

Publikohet kënga e “Dardanëve”, “Gol duam gol”

09/05/2019 19:44
nga:M K

Kishin premtuar se do ta publikonin para ndeshjes me Çekinë dhe ia arritën qëllimit.

Fjala është për tifozët e Kosovës, “Dardanët” që e kanë publikuar para pak çastesh këngën “Gol duam gol”, shkruan GazetaBlic.

Kënga është pëlqyer tejmase nga publiku i gjerë, derisa shfaq më së miri rrugëtimin tonë deri këtu.

Kujtojmë se ndeshja me Çekinë do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 15:00, kurse fitorja do të na mbante gjallë shpresat për një kualifikim eventual në EURO 2020, që do të ishte edhe historik, pasi është hera e parë që marrim pjesë në kualifikimet e rregullta.

/GazetaBlic/

11/20/2019 14:38

E turpshme: Sigurimi i ndeshjes ia vodhi tifozit të veçantë dhuratën që Muriç ia la pas ndeshjes me Anglinë