Lajme

Publikohet edhe rezultati i analizave të Lutfi Hazirit, për koronavirus

03/18/2020 16:23
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë publik rezultatin për koronavirus.

Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka dalë negativ, raporton gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Të dashur miq,

Pasi iu nënshtrova në mëngjes testit për #Covid19 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndësisë Publike të Kosovës, para pak minutash mora rezultatin zyrtar, i cili, fatmirësisht, është NEGATIV.

Faleminderit për solidaritetin mijëra njerëzve të mirë, që jetojnë në Kosovë dhe kudo në botë.

Ju lutem, jetoni normalisht, pa duarshtrëngim, por përshëndetuni me zemër.

Zoti ka thënë: ti ruaju pak, Unë të ruaj shumë!

 

Publikohen analizat e Albin Kurtit për koronavirus

04/23/2020 15:20

As Lutfi Haziri nuk mori pjesë në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, ku u vendos për kandidatin për kryeministër!