Showtime

Publikohet bashkëpunimi, ‘Skillz’ sjellin super hitin pas 8 vitesh të ndarë

12/07/2018 18:53
nga:L I

Disa ditë më parë, dy antarët e grupit “Skillz”, Ledri Vula dhe Skivi, u kapën mat në një prej kafeneve të qytetit dhe pas përhapjes së fotove, të gjithë menduan për një rikthim mes djemve të grupit.

Megjithëse reperët nuk e konfirmuan këtë lajm, burime për ‘Iconstyle’ kanë treguar se në fakt Ledri dhe Skivi janë ribashkuar pas 8 vitesh dhe kanë mbledhur forcat për të sjellë një super bashkëpunim.

Mësohet se tashmë kënga e tyre është gati dhe do të publikohet në Youtube në datën 21 dhjetor, veprim i cili me siguri do të surprizojë fansat.