Uncategorized

Publikohen statstikat e meçit Joshua – Ruiz, dominim i qartë nga britaniku

12/08/2019 15:25
nga:Mergim Rreci

Britaniku u bë kampione bote për herë të dytë në karrierën e tij, dhe këtë gjë në të kaluarën e kanë arritur Muhamed Ali, Lennox Lewis, Evander Holyfield, Mike Tyson.

Pas ndeshjes, shumë veta pohuan se britaniku nuk ishte bindës, se ai ka mposhtur Ruizin në një luftë jo të mirë dhe se ai kurrë nuk do të mund të renditej në mesin e më të mëdhenjeve të të gjitha kohërave.

Sifoqoftë, statistikat thonë se Joshua ishte shumë bindës ndaj meksikanit.

Në disa statistika të publikuara për të gjitha raundet, shihet qartë se Joshua ishte dominues

Do të jetë interesant të shihet se më kë do të përballet Joshua në meçin e radhës. Presidenti i Organizatës Botërore të Boksit, Francisco Varcarcel, e ka urdhëruar Anthony Joshuan ta mbrojë titullin në divizionin WBO kundër sfiduesit mandatar Oleksandr Usyk, pas triumfit në rimeçin e së shtunës kundër Andy Ruiz Jr, mirëpo kjo gjë do të shihet se a do të konfirmohet nga palët