Lajme

Publikohen pamjet: ​Xhandarmëria serbe me dylbi vëzhgon edhe sot situatën në Bërnjak

09/23/2021 20:34
nga:Gazeta Blic

Xhandarmëria serbe janë parë sot teksa vëzhgojnë situatën në Bërnjak, pas vendosjes së reciprocitetit me targa nga ana e institucioneve të Kosovës.

Në një video shihen se dy pjesëtarë të xhandarmerisë serbe shihen derisa vëzhgojnë me dylbi nga territori i Serbisë.

Përndryshe, me marrëveshje të Brukselit, në situatë të jashtëzakonshme, xhandarmëria serbe ka të drejtë të hyjë 1 kilometër e gjysmë në territorin e Kosovës, ashtu siç kanë të drejtë edhe institucionet tona të sigurisë të hyjnë në territorin e Serbisë./KP/

 

10/20/2021 19:35

E djathta serbe paralajmëron tubim në Kosovë