Lajme

Publikohen emrat e personave që dhanë para për familjen Jashari

03/14/2018 22:23
nga:A. R.

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, që ka qenë edhe njëri nga prijësit e luftës në rajonin e Drenicës, Gani Geci ka publikuar dokumente, ku thotë se janë ndihmuar familja Jashari me mjete financiare.

Geci nëpërmes Facebook ka publikuar dy dokumente, ku njëra listë shkruan 5 mijë e 830 marka që i ka pranuar Rifat Jashari.

Dokumenti tjetër shkruan se “aktivat e LDK-së në Gjermani që ndihmuan familjen Jashari”. Shuma që shkruan në këtë dokument është 20 mijë e 700 marka që i ka pranuar Rifat Jashari.

“Po i publikoj dy dokumente për te vërtetuar atë qe kam thënë ne TV dhe që dëshmojnë se kush e ndihmoj me mjete financiare Familjen Jashari ne vitin 1997 dhe 1998.Fotot dhe dokumentet te marruara nga Saim Tahiraj”, ka shkruar Geci në Facebook.

 

 

09/17/2019 00:51

Pacolli e krahason Enver Hoxhajn me Ivica Daçiqin