Showtime

Publicisti i famshëm zbulon shumën e parave që Meghan Markle dhe Princi Harry mund të fitojnë – pasi ata ‘tërhiqen’ nga detyrat e larta mbretërore

01/15/2020 09:29
nga:N S

Publicisti i famshëm zbulon shumën mahnitëse të parave që Meghan Markle dhe Princi Harry mund të fitojnë – pasi ata ‘tërhiqen‘ nga detyrat e larta mbretërore.

Princi Harry dhe Meghan Markle, shokuan botën javën e kaluar me vendimin e tyre për largimin nga detyrat e larta mbretërore dhe të bëhen të pavarur financiarisht, shkruan DailyMail përcjell GazetaBlic.

Publicisti Max ka treguar shumën e parave që çifti mund të fitojnë në qoftë se largohen nga detyrat. Sipas, tij vetëm Meghan do të marrë një çerek miliardë dollarë në pesë vitet e ardhshme. Ndërsa, Princ Harry nëse mban koncerte do të marrë pothuajse shumën e njëjtë.

Max i cili ka organizuar turne folës për Arnold Schwarzenegger, Bill Clinton, shtoi se do t’i jepte çiftit 5 milion dollarë menjëherë për mbajtjen e pesë koncerteve në Australi.

Ai shpjegoi: ‘Ed Sheeran mori rreth 50 milion dollarë nga tregu duke performuar në disa koncerte [në vitin 2018]’. Max sugjeroi gjithashtu një marrëveshje të mundshme me ‘Netflix‘ sepse ‘këtu janë paratë’ për njerëzit si Harry dhe Meghan që kanë ‘një markë globale‘. Shkrimi i autobiografisë së përbashkët  është një mënyrë tjetër për të fituar para. “Ata do të fitojnë më shumë se 64 milion dollarë,” përfundoi ai. “Ata mund të shkruajnë vetë kontrollin e pagave të tyre, sepse ata janë Harry dhe Meghan’.

Javën e kaluar, Harry dhe Meghan njoftuan për planet e tyre për t’u tërhequr nga  Familja Mbretërore në një deklaratë në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram

Ata shkruan: ‘Pas shumë muaj reflektimi dhe diskutimesh të brendshme, ne kemi zgjedhur të bëjmë një tranzicion këtë vit duke filluar të krijojmë një rol të ri progresiv brenda këtij institucioni. Ne synojmë të tërhiqemi si anëtarë nga ë Familjes Mbretërore dhe të punojmë për t’u bërë të pavarur financiarisht, duke vazhduar të mbështesim plotësisht Madhështinë e saj, Mbretëreshën. Me inkurajimin tuaj, veçanërisht gjatë viteve të fundit, ne ndjehemi të përgatitur për të bërë këtë’.

Dyshja thanë se do të kalonin kohën e tyre midis Britanisë së Madhe dhe Amerikës së Veriut.

‘Ne tani planifikojmë të balancojmë kohën tonë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut, duke vazhduar të respektojmë detyrën tonë ndaj Mbretëreshës, thanë ata. Ky ekuilibër gjeografik do të na mundësojë të rritim djalin tonë me një vlerësim për traditën mbretërore në të cilën ai lindi, duke siguruar gjithashtu familjen tonë hapësirën për t’u përqëndruar në kapitullin tjetër, përfshirë këtu edhe fillimin e entitetit tonë të ri bamirës’

Ata përfunduan: ‘Ne mezi presim të ndajmë detajet e plota të këtij hapi emocionues tjetër në rrjedhën e duhur, pasi vazhdojmë të bashkëpunojmë me Madhështinë e saj, Mbretëreshën, Princi i Uellsit, Duka i Kembrixhit dhe të gjitha palët përkatëse.Deri atëherë, ju lutemi pranoni falënderimet tona më të thella për mbështetjen tuaj të vazhdueshme.’

Meghan,  aktualisht është në Kanada dhe Harry do të fluturojë atje në ditët në vijim pas bisedimeve me familjen e tij në Angli.

/GazetaBlic/

05/15/2020 23:21

Pas daljes nga mbretëria, Princ Harry nuk duket aspak i lumtur