Sporti

PSG’ja synon të përfitojë nga kriza aktuale duke ia rinovuar kontratën Mbappes

03/21/2020 21:44
nga:M K

Situatë aktuale në të cilën po kalojmë padyshim se e ka renditur futbollin në rend të fundit.

Megjithatë kjo situatë duket t’iu ketë bërë mirë disa skuadrave, përcjell GazetaBlic.

Përderisa dje në mediat spanjolle u raportua se shkaku i koronavirusit Real Madridi nuk pritet ta largojë Zidanen pas Qershorit, sot konfirmohet se edhe PSG’ja ka filluar operacionin për vazhdimin e kontratës të yllit Kylian Mbappe.

Kontrata e francezit skadon më 2022, derisa kampioni aktual synon që të njejtën t’ia vazhdojë, kuptohet duke përmirësuar kushtet ekonomike.

Fillimisht palët kishin tentuar edhe më herët që të ulen në tavolinën e negociatave, por lojtari kishte refuzuar, duke thënë se dëshiron që të luajë në EURO 2020 pastaj të vendos për të ardhmen, por që “fatkeqësisht” për të kampionati evropian u shtye për shkak të koronavirusit.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat sa i përket kësaj çështjeje, por ajo që është e rëndësishme, PSG’ja dëshiron që të përfitojë nga kjo situatë dhe të realizojë një nga qëllimet kryesore.

/GazetaBlic/

04/18/2020 20:41

Paralajmërimi i eurodeputetit: Mbappe nuk do të kushtojë më shumë se 35-40 milionë euro