Sporti

PSG vihet pas Emre Can

10/20/2019 11:12
nga:M K

Vazhdon të mbetet njëra nga skuadrat më aktive në tregun e transferimeve.

Fjala është për kampionët aktual francez, që qysh tash po mendojnë për afatin kalimtar të Janarit, derisa kanë bërë gati listën e futbollistëve për të cilët interesohet, shkruan GazetaBlic.

Njëri nga këta lojtarë është edhe Emre Can. Mesfushori i Juventusit do të dëshironte një skuadër ku do të kishte më shumë minuta, andaj edhe gjasat e largimit nga “Allianz” janë tejet të mëdha.

Ende nuk dihet çmimi që kërkon “Zonja e Vjetër” për të hequr dorë nga ish-futbollisti i Dortmundit, megjithatë një ofertë e mirë e sheikëve të PSG-së, do ta mbyllte çështjen shpejtë.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në mini-afatin kalimtar dimëror.

/GazetaBlic/

11/01/2019 22:58

Dijon – PSG, notat e futbollistëve