Sporti

PSG vendos përfundimisht, Icardi qëndron në “Parkun e Princave”

05/12/2020 20:46
nga:M K

PSG ndryshon mendje. Icardi me gjasë do të mbetet në “Parkun e Princave”.

Kështu të paktën raportojnë mediat nga Franca, që e lidhin argjentinasin me transferim të plotë te kampionët aktual francezë, përcjell GazetaBlic.

Edhe pse fillimisht u raportua se ai nuk i ka bindur krerët e klubit dhe se me të përfunduar edicioni në Francë do të rikthehet te Interi, duket se fundi i sezonit më herët ka ndryshuar mendjen e drejtorit sportiv, Leonardo.

Çmimi i tij aktual është 70 milionë euro, por që mund të reduktohet me anë të negociatave dypalëshe.

Takimet mes klubeve pritet të fillojnë gjatë ditëve të ardhshme, ndërsa ajo që është e rëndësishme, Icardi mund të mbetet në PSG.

/GazetaBlic/

06/23/2020 20:58

Tre futbollistë të PSG rezultojnë pozitivë me koronavirus