Sporti

PSG vendos çmimin e Neymarit

06/03/2020 13:58
nga:M K

Mbetet një nga emrat më të lakuar ende pa u hapur tregu i transferimeve.

Neymar po lidhet me një rikthim të mundshëm në Barcelonë, por se skuadra aktuale e tij nuk e ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga ai, përcjell GazetaBlic.

Sipas mediave franceze, kampionët i kanë vendosur një çmim prej 175 milionë euro fantazistit brazilian.

Përfaqësuesi ameriko-latin dëshiron rikthimin në “Camp Nou”, prandaj edhe klubet elitare u vënë pas tij. Megjithatë, kërkesa e parave të gatshme nga PSG duket se do t’i kthejë gjërat nga zeroja.

Ky pritet të jetë një kusht që do ta detyrojë në njëfarë mënyre qëndrimin e 28 vjeçarin në “Parkun e Princave”.

/GazetaBlic/

08/13/2020 08:58

Neymari fenomenal, arrin rekordin e Messit që e mbante nga viti 2008