Sporti

PSG vendos çmimin, Barcelonës i rikthehet ëndrra Neymar

03/14/2020 19:45
nga:M K

150 milionë dhe Neymar rikthehet në Barcelonë.

Të paktën katalunasit kanë filluar ta projektojnë rikthimin e brazilianit në “Camp Nou”, përcjell GazetaBlic.

Shkak për këtë duket të jetë çmimi prej 150 milionë eurosh i vënë nga drejtuesit e PSG’së, që tashmë duket të jenë pajtuar me largimin e njeriut që tash e disa kohë po e kërkon atë.

Sipas gazetarit të ESPN, Julien Laurens, drejtori sportiv i kampionëve aktual francez, Leonardo e konsideron të pashitshëm vetëm fantazistin Kylian Mbappe, por jo edhe ish-anëtarin e Barças.

Pikërisht në kohën kur kalonte nga Barcelona te PSG’ja, kishte nënshkruar një klauzolë në kontratë ku sipas rregullores së UEFA’së, ai mund të largohej pas tre vitesh, por me çmim jo më të lartë se 150 milionë.

Kjo pritet të jetë “pika e rëndesës” për skuadrën nga “Parku i Princave”, që me gjasë nga Korriku i këtij viti nuk do të mund të llogarit në shërbimet e lojtarit ameriko-latin.

/GazetaBlic/

04/04/2020 08:47

Rivaldo: Neymar ka personalitet, të rrallë janë ata që mund të luajnë përkrah Messit