Sporti

PSG triumfon ndaj Bayernit, Chelsea mposht Porton

04/07/2021 22:52
nga:Lorik J

Skuadra e Paris Saint Germain ka fituar në udhëtim ndaj Bayern Munich në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ekipi i Mauricio Pochetinos ka fituar ndaj Bayernit në udhëtim në “Allianz Arena” me rezultatin 2-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo ishte një ndër ndeshjet më interesante të Ligës së Kampionëve këtë edicion, të cilën në fund e fituan mysafirët.

Kylian Mbappe dy herë dhe Marquinhos shënuan për Paris Saint Germain, kurse Choupo Mouting dhe Thomas Muller realizuan për bavarezët.

Në ndeshjen tjetër, Chelsea fitoi pa vështirësi të mëdha ndaj Portos me rezultatin 0:2.

Mason Mount në pjesën e parë dhe Chillwell në të dytën shënuan për fitoren e madhe si mysafir të Chelseat në çerekfinalen e parë ndaj Portos në udhëtim.

/GazetaBlic Sport