Sporti

PSG, Real Madridi dhe Interi pas Pogbas

04/24/2020 21:02
nga:M K

Mbetet një nga emrat më të kërkuar në secilën merkato.

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, sipas të gjitha gjasave po kalon muajt e fundit në “Teatrin e Ëndrrave”, andaj edhe skuadrat elitare evropiane janë vënë pas tij, përcjell GazetaBlic.

Përderisa Real Madridi është i interesuar tash e një kohë të gjatë për francezin, dy ekipet tjera që dëshirojnë ta kenë në radhët e veta yllin, janë PSG dhe Inter.

Siç shkruan portali italian, “Tuttosport”, zikaltërit nga Milano pritet t’i shfrytëzojnë raportet e mira me drejtuesit e United për të arritur më lehtë te ishi i Juventusit.

Gjithsesi, agjenti i lojtarit, Mino Raiola tashmë ka filluar të angazhohet për t’ia gjetur një skuadër tjetër klientit të tij, edhe pse fjalën e fundit pritet ta thotë kampioni i 20-fishtë anglez.

/GazetaBlic/

04/25/2020 12:16

Pogba në Inter?