Sporti

PSG pret ofertë nga Reali për Mbappen

09/06/2019 20:10
nga:M K

Paris Saint-Germain është i vetëdijshëm se ky mund të jetë viti i fundit i Kylian Mbappe në fanellën e këtij klubi.

Kampioni i Francës pret ofertë të majme nga Real Madridi për yllin francez gjatë verës së ardhshme, shkruan e përditshmja spanjolle “Sport”.

Interesim për përfaqësuesin francez ka shfaqur edhe Barcelona, por “Los Blancos” duken më të vendosur për ish-futbollistin e Monacos.

Trajneri Zinedine Zidane e ka bërë Mbappen prioritet të tij përpara bashkëlojtarit Neymar dhe mesfushorit të Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Mbappe është futbollisti më i mirë i ri në botë për momentin dhe njëri nga më të mirët në rruzull, që viteve të ardhshme, me gjasë do ta synojë “Topin e Artë”.

11/06/2019 10:01

Zidane: Mbappe ka ëndërruar gjithmonë Realin