Sporti

PSG ofron 270 milionë euro për superyllin e Barcelonës

07/09/2018 09:52
nga:Gazeta Blic

Klubi francez, Paris Saint-Germain, raportohet se ka ofruar rreth 270 milionë euro për superyllin e Barcelonës, Philippe Coutinho.

Barcelona ka transferuar Coutinhon nga Liverpool, në janar të vitit të kaluar për 120 milionë euro, shkruan GazetaBlic.

Sipas Mundo Deportivo, PSG nuk kanë kontaktuar drejtpërdrejtë me Barcelonën, por kanë dorëzuar ofertën e tyre rekord tek menaxheri i Coutinhos.

Klubi blaugranas si duket nuk do e lejojë shitjen e brazilianit, vetëm nëse francezët paguajnë klauzolën e Coutinhos e cila është 400 milionë euro.

Philippe Coutinho ka pasur 22 paraqitje për Barcelonën, ku ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 6 asiste.

/GazetaBlic/

10/14/2019 08:04

Barcelona ua “vë drynin” dy futbollistëve